Interesimi i Arsenalit për mesfushorin e Red Bull Salzburgut, Dominik Szoboszlai është konfirmuar nga agjenti i lojtarit.
Sipas Index, 20-vjeçari është vërtet duke u konsideruar si transferim i mundshëm në janar, ngase pëlqehet nga trajneri Mikel Arteta, transmeton lajmi.net.
Arsenali bëri një ofertë për hungarezin edhe në afatin veror, por lojtari vendosi t’i qëndrojë besnik skuadrës dhe t’iu ndihmojë të arrijnë në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, agjenti ka konfirmuar se interesimi i “Topçinjve” është i vërtetë.
“Interesimi i Arsenalit është i vërtetë”, tha shkurtimisht ai.
Në garë për Szoboszlai janë edhe rivali lokal, Chelsea dhe gjiganti italian AC Milan.
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu