Mikel Arteta i është besuar të mbikëqyrë fazën tjetër të rindërtimit të Arsenalit dhe klubi tani po kthehet në fokusin e tij drejt Rodrigo Moreno të Valencia, i cili shihet si zëvendësues potencial në rast të largimit të Pierre Emerick-Aubameyang.
Sulmuesi spanjoll është shfaqur në prag të largimit nga Los Che për dy dritare të njëpasnjëshme transferimi, së pari te Atletico Madrid gjatë verës dhe më pas te Barcelona.
Sipas The Daily Mirror, Arsenali ka bërë përpjekje për të zbuluar se në çfarë kushte Valencia do të konsiderohej e pranueshme për të shitur spanjollin, përcjell lajmi.net.
Valencia është shumë e vetëdijshme për vlerën e tij të tregut, dhe Gunners besohet se e shohin Rodrigon si një zëvendësim perfekt për Pierre-Emerick Aubameyang.
Ai aktualisht ka një klauzolë blerjeje prej 120 milionë eurosh në kontratë në ‘Mestalla’ që zgjat deri në qershor 2022, por Valencia ndoshta do ta shiste për rreth 60 milionë euro.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...