Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali si një transferim i lirë në fund të sezonit, pasi skuadra nuk i ka ofruar rinovim të kontratës së tij.
Periudha dhjet vjeçare e qëndrimit në Arsenal po shkon drejt fundit për Aaron Ramsey.
Skuadra e Arsenalit ka vendosur që të mos i ofrojë kontratë të re Ramseyt, duke i bërë të qartë se largimi në fund të sezonit është i detyrueshëm.
27 vjeçari nga Uellsi ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit, dhe që nga muaji janar është i lirë të nis bisedimet me skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Ramsey karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, ku po kërkohet nga skuadra e Milanit.
Situata e tij gjithashtu po monitorohet edhe nga Juventusi, Bayern Munich, Manchester United dhe Chelsea
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluar...
Abdixhiku në Pozharan: Le të qëndrojmë bashkë deri në festën...
Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, mijëra protestues kërkoj...
Procese gjyqësore gjatë vitit 2024, kush kaloi nën llupën e ...
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...