Manchester City siç duket do të ketë fat për të bindur Arsenalin rreth shitjes së superyllit Alexis Sanchez në merkaton e muajit janar.
Raportet e fundit sugjerojnë që “Topçinjtë” janë duke kërkuar të paktën 30 milionë funta për reprezentuesin kilian pavarësisht se kontrata e tij skadon në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘The Sun’, kjo tarifë do t’i duket e madhe Cityt, i cili është i gatshëm të paguaj rreth 20 milionë funta për Sanchezin që vazhdon të jetë shënjestra kryesore e trajnerit Pep Guardiola.
Gazeta e lartëprmendur citon një burim të klubit duke thënë se Guardiola shpreson në transferimit e Sanchezit në mes të sezonit në mënyrë që ata të bëjnë ndryshimin në skuadër në garën për titull në Premierë Ligë dhe Ligë të Kampionëve.
28-vjeçari është njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë dhe ka shënuar 30 gola për Arsenalin në sezonin e kaluar brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...