Edward Nketiah e shpëtoi Arsenalin nga një humbje tronditëse kundër Fulhamit, duke e shënuar golin që ia siguroi topçinjve një barazim dëshpërues 1:1 në minutën e 97-të të dielën në Londër.
Fulhami, që para takimit me Arsenalin i kishte humbur katër ndeshje radhazi në Premierligë, mendoi se po e arrinte një fitore madhështore në Emirates, por Nketiah doli në skenë në minutën e 97-të për ta shpëtuar Arsenalin nga një disfatë tronditëse.
Josh Maja e kishte kaluar Fulhamin në epërsi me një gol nga penalltia në minutën e 59-të, pasi VAR-i vendosi që Gabriel kishte bërë ndërhyje të palejuar në zonë.
Në një ndeshje, që ishte e dyta për Granit Xhakën si mbrojtës i krahut të majtë, Arsenali mbizotëroi por i mungoi efikasiteti në sulm.
Fulhami, ndërkohë, shënoi në goditjen e vetme në kornizën e portës së Ryan.
Përveç se e mbajti topin 68 për qind të kohës, skuadra e Mikel Artetës i krijoi një mori rastesh dhe shënoi gol vetëm pas pesë goditjeve në kornizën e portës nga 18 në total sa i pati.
Në atë që ishte korneri i fundit dhe ku u përfshi edhe portieri Ryan, Nketiah e shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Areola për të shënuar nga afërsia.
Arsenali ngel në vendin e nëntë me 46 pikë, nëntë pikë larg top katërshes. Fulham, në anën tjetër, mbetet i 18-ti me vetëm 27 pikë, gjashtë larg zonës së mbijetesës në Premierligë pesë ndeshje deri në përfundim të sezonit. /Gazeta Express/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...