Arsenali ka arritur t’i shmanget disfatës së tretë radhazi në Premierë Ligë falë dy golave nga Alexis Sanchez.
“Topçinjtë” shënuan fitore me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e xhiros së 25 në Premierë Ligë të zhvilluar si nikoqir ndaj Hull Cityt në “Emirates Stadium”, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi kilian dërgoi në avantazh skuadrën e trajnerit Arsene Wenger në minutën e 34′ të ndeshjes pas një rrëmuje të krijuar tek porta e Hull Cityt. Goli i dytë erdhi pas një gabimi trashanik nga Sam Clucas, i cili preku topin me dorë në zonën e penaltisë duke i dhuruar skuadrës së Shkodran Mustafit goditje nga pika e bardhë.
Lexo më shumë: Sanchez shënoi gol me dorë? (Foto/Video)
Sanchez u tregua i saktë duke i siguruar tre pikë “Topçinjve”.
Pas kësaj fitore, gjiganti londinez qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 50 pikë, 9 më pak se lideri – Chelsea./arbresh.info
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...