Arsenali i shet 2 mijë bileta për 20 minuta për duelin ndaj Rapid Viennas

15:45 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Arsenali do të jetë ekipi i parë i Premier Leagues që do t’i rikthejë tifozët në stadium.

Hera e fundit kur tifozët ishin lejuar të hynin në stadiumin “Emirates” ishte para nëntë muajsh, kur Arsenali e mposhti West Hamin më 7 mars, 1:0.

Londra ka vendosur të hyjë në nivelin e dytë, ndërsa izolimi do të hiqet nga 2 dhjetori.

“Revolveristët” arritën që t’i shesin të gjitha 2 mijë biletat në dispozicion për 20 minuta, për duelin e të enjtes në Ligën e Evropës kundër Rapid Viennas në kuadër të fazës së grupeve.

Anëtarët “Premium” dhe “Gold” të biletave sezonale kanë mundur që t’i blejnë nga katër bileta nga ora nëntë e mëngjesit të së shtunës.

Sidoqoftë, 45 mijë të tjerë që kanë anëtarësim për bileta sezonale, nuk arritën të siguronin bileta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme