Pas dy disfatave radhazi, “Topçinjtë” i janë rikthyer fitoreve në ndeshjen e pasdites të së shtunës ndaj Bournemouthit.
Arsenali ka mposhtur me rezultat të thellë 3 me 0 skuadrën e Eddie Howes në takimin e xhiros së katërt të Premierë Ligës të zhvilluar në stadiumin Emirates, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Danny Welbeck shkëlqeu në takimin ndaj “Cherries” duke realizuar dy herë si dhe duke krijuar një asistim. Reprezentuesi i Anglisë shënoi golin e epërsisë në minutën e 6′ dhe asistoi në supergolin e francezit Alexandre Lacazettes (27′).
Welbeck shënoi golin e dytë personal dhe të fundit të kësaj ndeshje në minutën e 50′ të pjesës së dytë.
Arsenali tani qëndron në pozitën e nëntë në tabelë me katër pikë.
Skuadra e trajnerit Arsene Wener vazhdon të mbetet e pamposhtur ndaj Bournemouthit në katër takimet e tyre deri tani në Premierë Ligë./arbresh.info/
https://streamable.com/0fx5a
https://streamable.com/5rop8
https://streamable.com/x0x5y
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...