“Topçinjtë” i kanë dhënë fund tri ndeshjeve radhazi pa fitore në Premierë Ligë në takimin e xhiros së 31.
Arsenali ka mposhtur me rezultat 3 me 0 West Hamin në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Emirates’, shkruan portali arbresh.info. Mesut Ozil dërgoi fillimisht në epërsi gjigantin londinez në minutën e 58′ të ndeshjes, por rezultati i dyfishua vetëm dhjetë minuta më vonë nga Theo Walcott (68′).
Olivier Giroud thelloi edhe më tej epërsinë duke shënuar super gol nga distanca në minutën e 83′.
Pas kësaj ndeshje, Arsenali qëndron në pozitën e pestë në tabelë me 54 pikë, ndërsa West Hami qëndron në pozitën e 15 me vetëm 33 pikë./arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje