Manchester City ka triumfuar 2-0 ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë ishte e mbushur me raste për gol, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën.
Por, në 45 minutat e dytë ishte edhe më spektakël, me Spurs që lëshuan shumë raste shënimi, ndërsa Man City ishte klinik.
Kevin de Bruyne bëri një goditje të fuqishme në minutën e 47-të, mirëpo Guglielmo Vicario bëri një pritje fantastike.
Rast të artë shënimi dy minuta më vonë lëshoi edhe Heung-Min Son, me Edersonin që ishte tejet i vëmendshëm.
Në minutën e 51-të, De Bruyne asistoi te Erling Haaland, që shënoi me lehtësi në portën e Spurs.
Son dhe Dejan Kulusevski lëshuan raste të mira shënimi në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes dhe kjo u kushtoi edhe me golin e dytë.
Haaland e vulosi fitoren e Manchester Cityt, kur realizoi për 2-0 nga penalltia në minutën e 91-të.
Pas javës së 37-të, Manchester City është lider me 88 pikë, dy më shumë se Arsenalit, ndërsa në xhiron e fundit, Citizens përballen me West Hamin, ndërsa Gunners kanë punë me Evertonin, aty ku do të përcaktohet kampioni. /Telegrafi/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024