Unai Emery raportohet të ketë në dispozicion gjashtë ndeshje për të ndryshuar fatin e tij në Arsenal pas thirrjeve për shkarkimin e spanjollit.
Trajneri i “Topçinjve” ka fituar me skuadrën e tij vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit ndërkohë që është mposhtur me rezultat 2 me 0 të shtunën ndaj Leicester Cityt duke përfunduar në pozitën e gjashtë në tabelë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në Evening Standard, anëtarët e hierarkisë së Arseanlit i kanë dhënë mundësinë trajnerit Emery për t’iu shmangur shkarkimit në gjashtë ndeshjet e ardhshme në rast se kthen rezultat.
Klubi londinez ka njoftuar në fillim të javës se është plotësisht prapa trajnerit Emery, i cili ka qenë në klub që nga vera e vitit 2018.
Southampton, Eintracht Frankfurt, Norwich City, Brighton & Hove Albion, West Ham United dhe Standard Liege janë gjashtë rivalët e ardhshëm të Arsenalit./arbresh.info/
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...
Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2...
Driloni thotë se do ta provokojë Xuxin derisa ai të godas, k...
Slot: Jam shumë i lumtur me mentalitetin e ekipit
Prishtina rikthen Donte Clarkun