Arsenali thuhet se i ka dhënë fund përpjekjeve të tyre për të nënshkruar me dyshen Ivan Perisic dhe Yannick Carrasco pas dështimit për të bindur klubet e tyre, Interin dhe Dalian Yifangun, me ofertat për huazim.
Perisic ishte vendos si shënjestër kryesore për përforcimin e pozitave anësore, por klubi dukej se nuk arrinte të gjende marrëveshje për Interin, i cili refuzonte të negociojë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga BBC Sport, “Topçinjtë” i kanë propozuar atyre një ofertë për huazimin e sulmuesit me opsionin për blerje gjatë verës, por skuadra në Serie A refuzoi ofertën për shkak se ata kërkonin një klauzolë obliguese të insertuar për blerjen e tij.
Ndërkohë, skuadra në veri të Londrës thuhet se kishte rënë dakord me kushtet e Carrascos në lidhje me transferimin e përkohshëm, por ata nuk arritën sërish të bindin skuadrën e tij me ofertën për huazim.
Pavarësisht këtyre dështimeve, Arsenali ka kryer një përforcim gjatë merkatos dimërore të transferimeve duke siguruar shërbimet e Denis Suarezit që iu bashkua atyre nga Barcelona në formë huazimi./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...