Arsenali raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e AC Milanit, Andre Silva, në merkaton e muajit janar.
“Topçinjtë” besohet se do të humbin të dy, Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin, brenda muajve të ardhshëm pasi dyshja do të mbesin pa kontratë në Emirates verën e ardhshme dhe Arsene Wenger është në kërkim për të përforcuar linjën frontale, transmeton portali arbresh.info.
Silva finalizoi transferimin për 34 milionë funta në San Siro para edicionit 2017/18, por 22-vjeçari ende nuk ka shënuar brenda tetë paraqitjeve në Serie A për gjigantin italian.
Arsenali shprehi interesim në Silvan gjatë verës, para se ai të nënshkruante marrëveshje pesë vjeçare në Milan, por sipas ‘Le 10 Sport’, klubi nga Londra Veriore dëshiron sërish transferimin e tij.
Mësohet që Barcelona është gjithashtu duke vëzhguar situatën e Silvas në San Siro./arbresh.info/
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...