Anësori i Anglisë është bërë pjesë e vogël e skuadrës së “Topçinjve” gjatë viteve të fundit dhe nuk është pjesë e planeve të skuadrës së parë.
Arsenali është duke u përgatitur për të shitur anësorin Theo Walcott në muajin janar pasi Arsene Wenger duket se është i vendosur për të shkarkuar disa nga futbollistët e tij, transmeton portali arbresh.info.
Wenger dëshiron të shes 28-vjeçarin gjatë merkatos së ardhshme të transferimeve dhe synon të grumbullojë fonte për zëvendësuesin e tij.
Walcott ka ngjallur interesim nga një numër i madh klubesh në Premierë Ligë, përfshirë West Hamin dhe Evertonin. Ai ka edhe 18 muaj në kontratën e tij që i siguron një pagë javore prej 110 mijë funta dhe është njëri nga fituesit më të mëdhenj të klubit.
Walcott mësohet se është duke menduar për të ardhmen e tij dhe synon të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Ai mendon më parë të largohet nga klubi në mënyrë për të siguruar një pozitë te skuadra kombëtare sesa të qëndrojë në bankinë për gjithë pjesën e mbetur të sezonit./arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...