Arsenali është duke përgatitur një marrëveshje tronditëse për të siguruar transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.
“Topçinjtë” do të humbin këtë merkato superyllin Alexis Sanchez që pritet të kalojë te Manchester United ndërkohë që të dy klubet janë afër një marrëveshje prej 35 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho ka konfirmuar se Henrikh Mkhitaryan mund të transferohet në anën e kundër si pjesë e kësaj marrëveshje për transferim.
Por, Arsene Wenger dëshiron të përmirësoj tutje skuadrën dhe ka ofruar sulmuesin Olivier Giroud te skuadra gjermane në përpjekje për të siguruar shërbimet e yllin Aubameyang për një çmim më të lirë.
Borussia Dortmundi mendohet se është duke kërkuar 60 milionë funta për sulmuesin, por sipas mediave angleze, Arsenali është i gatshëm të paguaj 30 milionë funta bonuse plus yllin Olivier Giroud./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...