Arsenali ka filluar bisedimet me Bordeaux për të transferuar yllin brazilian, Malcolm.
Në këtë garë për shërbimet e tij është edhe Manchester United, por që nuk dëshirojnë të paguajnë çmimin që klubi francez ka vendosur për të.
Bordeaux kërkon hiq më pak se 50 milionë euro për anësorin e talentuar, sipas “Goal.com”, transmeton arbresh.info.
Jose Mourinho dëshiron të përforcojë sulmin e djajve të kuq dhe pritet që në janar të bëjë ofertën e parë për Malcolm, por Arsenali është futur në garë dhe tashmë është favoriti për të nënshkruar.
Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vendosur të lejojë largimin e Alexis Sanchez, por fillimisht dëshiron një zëvendësim të tij para se ta lejojë të largohet ish anëtari i Barcelonës.
Megjithatë, Bordeaux dëshiron që ta mbajë Malcolmin deri në verën e ardhshme, pasi që dëshirojnë çmim më të lartë për brazilianin.
Mourinho së fundmi është ankuar se klubi i tij nuk ka shpenzuar mjaftueshëm në tregun e transferimeve, dhe tashmë kërkon me çdo kusht ta ketë Malcolm në Old Trafford. /arbresh.info/
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?