Arsenali është rikthyer te fitoret pas dy disfatave radhazi në Ligën Premier.
Topçinjtë kanë triumfuar në udhëtim te Southamptoni me rezultat të pastër 0-2.
Goli i parë në takim erdhi në minutën e 20-të, kur talenti i Arsenalit, Eddie Nketiah shënoi në portën e zbrazur pas një gabimi trashanik të portierit vendas McCarthy.
Me epërsinë minimale të Arsenalit 0-1 përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Arsenali luajti më mirë gjatë gjithë takimit, teksa tre minuta para fundit shënuan edhe golin e dytë.
Alexandre Lacazette tentoi dy herë nga distanca, ndërsa nga topi i kthyer përfitoi Joseph Willock që realizoi për 0-2.
Kjo fitore e ngrit Arsenalin në pozitën e nëntë në tabelë me 43 pikë, ndërsa vazhdojnë të mbesin me shpresë se do të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër pas kësaj humbje Southampton zë vendin e 14-të në tabelë me 37 pikë pas 31 xhirove.
Në ndeshjen e ardhshme londinezët do të jenë nikoqir të Norwichin në Emirates Stadium, derisa Southampton luan në udhëtim te Watfordi. /Telegrafi/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...