Arsenali raportohet se është duke kërkuar transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, i cili është duke pasur probleme për të siguruar kohë të rregullt në fushë te klubi në Turin derisa vazhdon të lidhet me transferimin edhe te Manchester United.
Sipas mediave në Itali, dy klubet në Premierë Ligë kanë shfaqur interesimin për mesfushorin gjatë merkatos së kaluar të muajit janar, megjithëse asgjë nuk ka arritur të materializohet dhe lojtari kështu vazhdoi qëndrimin në Juventus, transmeton portali arbresh.info.
‘The Sun’ tani pretendon që Arsenali është njëri nga vëzhguesit kryesor të lojtarit që pritet të kushtoj 25 milionë funta, megjithëse skuadrat e tjera angleze mund të jenë gjithashtu në garë për 23-vjeçarin.
Arsenali duket se është duke kërkuar për një top lojtar në mbrojtje pas një tjetër sezoni të vështirë dhe me performanca jo bindëse nga futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi, ndërkohë që Per Mertesacker pritet të pensionohet gjatë verës.
Rugani mund të mos vlerësohet si një yll i klasit botëror, por duket mjaftueshëm solid dhe ka vitet e tij më të mira përpara pas shkëlqimit dhe impresimit të krijuar në Juventus.
Talenti ka siguruar gjithashtu katër paraqitje për skuadrën kombëtare të Italisë dhe besohet se ka një eksperiencë të mjaftueshme për të ofruar te “Topçinjtë” në rast se blihet./arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...