Arsenali mund të ketë humbur një yll mjaftë të madh të skuadrës para përfundimit të sezonit.
Në ndeshjen e fituar mbrëmë 4 me 1 ndaj CSKA Moscow, “Topçinjtë” shfaqën një paraqitje të mrekullueshme brenda pjesës së parë duke realizuar të gjitha golat, transmeton portali arbresh.info.
Por, Henrikh Mkhitaryan u detyrua të largohet nga fusha gjatë ndeshjes kundër skuadrës ruse për shkak të lëndimit që mori.
29-vjeçari ka krijuar pesë asistime dhe ka realizuar dy gola që nga transferimi i tij si pjesë e marrëveshjes që nga ana tjetër dërgoi Alexis Sanchezin në Manchester United.
Mesfushori me tipare sulmuesi u përplas me një kundërshtar duke lënduar gjurin dhe kështu u detyura të largohet nga fusha pas një ore lojë.
“Topçinjtë” mund të mos kenë shumë ndeshje për të luajtur në Angli, por ata mund të vazhdojnë tutje në Evropë ku kanë shumë punë për të bërë në rast se arrijnë në gjysmëfinale të Evropa Ligës./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen