Arsenali është gjobitur me 20 mijë funta pasi lojtarët e tyre rrethuan gjyqtarin gjatë disfatës ndaj Leicesterit më 9 maj.
Protesta nga “Topçinjtë” erdhi në minutën e 75′ kur Graham Scott akordoi penalti për “Dhelprat”, të cilën e ekzekutoi Jamie Vardy duke shënuar për 2 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali, i cili humbi me rezultat 3 me 1, është akuzuar për “dështim në sigurimin e lojtarëve të tyre që të sillen në formë të duhur” nga Federata e Futbollit të Anglisë.
Klubi ka pranuar akuzuat, por ka shtuar se nuk pajtohen me standardin e gjobës.
“Një komision rregullator i pavarur vendosi që rrethanat nuk ishin vërtetë të jashtëzakonshme dhe gjoba u aplikua”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Anglisë përmes një deklarate./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...