Arsene Wenger është i bindur që Arsenali është në gjendje për të garuar për titull në Premierë Ligë sezonin e ardhshëm.
“Topçinjtë” ende nuk kanë siguruar ndonjë pikë larg nga ndeshjet në shtëpi gjatë vitit 2018 pas disfatës 3 me 1 të pësuar nga Leicester City në stadiumin King Power mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse ju shikoni te sezoni jonë, ne kemi një formë të një kampioni në shtëpi me fitore, por larg asaj ne kemi pasur pasoja në shumë gjëra”, ka thënë Wenger pas disfatës. “Mungesa e besimit shkaktoi disa rezultate të këqija dhe pas asaj ne neglizhuam disa ndeshje sepse ishim në Evropa Ligë”
“Por, kualiteti është këtu dhe shpirti është i jashtëzakonshëm”
Arsene Wenger insiston se këtu ka “diçka të veçantë” në skuadrën e Arsenalit dhe beson se ata mund të garojnë për titull nën udhëheqjen e trajnerit të ri sezonin e ardhshëm.
“Mendoj që nëse skuadra merr një ose dy rezultate të mira si mysafirë vitin e ardhshëm, ata do të luajnë për Premierë Ligë sezonin e ardhshëm, jam i bindur”, ka thënë ai.
“Ka diçka të veçantë në atë skuadër që do të dal jashtë sezonin e ardhshëm. Jam i bindur që Arsenali do të jetë njëri nga konkurrentët sezonin e ardhshëm”
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...