Michael Olise pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar veror, duke u larguar nga Crystal Palace.
Sulmuesi i talentuar francez ka pasur një sezon fantastik në Ligën Premier duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
21-vjeçari ka pasur një vit shumë të mirë me fanellën e Crystal Palace, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar në 11 të tjerë në 37 ndeshje në Ligën Premier.
Mirror ka raportuar se Topçinjtë janë skuadra e radhës që janë futur në garë për francezin dhe tani po bëjnë gati një ofertë të lartë për të.
Chelsea, Man City dhe PSG gjithashtu kanë shfaqur interesim, por ofertat e tyre kanë qenë nën 50 milionë euro dhe janë refuzuar nga Crystal Palace.
Gjithnjë sipas tabloidit anglez, Crystal Palace është gati ta lejoj largimin e yllit të ekipit nëse vije një ofertë rreth 60 milionë euro.
Nënkampioni i Anglisë gjatë kësaj jave pritet të bëj ofertë zyrtare e cila do të jetë e përafërt me kërkesat e Crystal Palace. /Telegrafi/
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...