Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të talentuar në Evropë.
Norvegjezi ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit austriak me gjigantin Red Bull Salzburg.
19-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve ku ka shënuar 26 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Kjo ka bërë që skuadrat e mëdha si Manchester United, Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund e Juventus të interesohen për të.
Së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti tjetër anglez Arsenal, që e shohin norvegjezin si zëvendësuesin adekuat të Pierre Emerick Aubameyang.
Sulmuesi gabonez mund të largohet dhe Arsenali e sheh Haalandin si zëvendësuesin më të mundshëm të tij.
Topçinjtë e kanë përcjellë nga afër lojtarin në dy ndeshje ndaj Liverpoolit në Anfield dhe ndaj Napolit dhe janë bindur nga cilësitë e tij.
Daily Star ka raportuar se londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e norvegjezit në Emirates Stadium.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe