Arsenali ka marrë pikë të plota përballë Leeds United (2-1) në ndeshjen e Ligës Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.
Topçinjtë krijuan epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë, ndërsa Eddie Nketiah ishte autor i të dy golave (5’ dhe 10’).
Në minutën e 27-të gjërat u përkeqësuan për mysafirët, sepse mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Luke Ayling me karton të kuq.
Përkundër inferioritetit numerik, vizitorët ia dolën ta ngushtojnë rezultatin në gjysmën e dytë me golin e Diego Llorente (66’).
Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e katërt me 66 pikë, katër më shumë se Tottenham Hotspur dhe një më pak se Chelsea që ndodhet në vend të tretë.
Leeds United qëndron në zonën e rrezikut për të rënë nga liga me pikë të barabarta me Burnleyn (një vend më lartë) dhe një pikë prapa Evertonit (dy pozita më lartë).
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?