Arsenali vazhdon në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Premier Ligë.
Ekipi londinez fitoi me lehtësi, 4:0 ndaj Evertonit.
Kjo fitore e madhe bëri që ‘Topçinjtë’ të shkëputen në +5 pikë ndaj kampionit në fuqi të Premier Ligës, Man City.
Arsenali zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por në fillimin e pjesës së parë e kishin të vështirë të gjenin golin.
Atë e arritën në minutën e 40’ me anë të yllit të ekipit, Bukayo Saka.
Po rridhte minuta shtesë e pjesës së parë kur pas asistimit nga Saka realizoi Gabriel Martinelli për rezultatin 2:0.
Edhe në 45 minutat e tjerë më të mirë ishin vendasit, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Një aksion i bukur nga lideri i Premier Ligës u konkretizua në gol nga magjiku, Martin Odegaard në minutën e 71’.
Ndërsa, për 4:0 u përkujdes Martinelli, që realizoi golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 80’.
Me këtë fitore Arsenal qëndron në vendin e parë me 60 pikë, pesë më shumë se Man City që ndodhen një pozitë më poshtë.
Kurse, Everton thellohet edhe më shumë në vendin e 18 me 22 pikë gjithsej./lajminet
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...