Me golat nga Alexis Sanchez dhe Shkodran Mustafi, Arsenali i është rikthyer fitoreve.
“Topçinjtë” kanë fituar derbin londinez me rezultat 2 me 3 nën dritat e stadiumit Selhurst Park kundër Crystal Palaces mbrëmjen e sotme (e enjte), shkruan portali arbresh.info.
Pas barazimit në dramën 3 me 3 ndaj Liverpoolit, skuadra e trajnerit Arsene Wenger ka arritur të regjistrojë tri pikë të plota për të vazhduar garën tashmë të fortë në Premierë Ligë për të përfunduar në top katërshe.
Me golin e realizuar nga Shkodran Mustafi, gjiganti nga Londra Veriore kaloi në epërsi pas vetëm 25′ minutave lojë. Mustafi shënoi nga afërsia golin e tij të dytë brenda këtij sezoni në Premierë Ligë.
Sidoqoftë, nikoqirët arritën të barazojnë rezultatin menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Djelmoshat e Roy Hodgsonit arritën të shënojnë për 1 me 1 në minutën e 49′ të ndeshjes përmes Andros Townsend pas asistimit nga Wilfried Zaha.
Pas më shumë se një ore lojë, Alexis Sanchez shënoi dy gola të njëpasnjëshme për 1 me 3. Alexandre Lacazette ishte asitues i golit të parë nga sulmuesi kilian në minutën e 62′, por 29-vjeçari shënoi sërish në portën e Julian Speronit vetëm katër minuta më vonë pas super asitimit nga Jack Wilshere (66’).
Derbi londinez mori një kthesë tjetër kur James Tomkins shënoi për 2 me 3 (89’), gol që ngjalli shpresat e tifozëve mysafirë por “Topçinjtë” nuk u dorëzuan pavarësisht presionit të madh.
Arsenali qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë me 37 pikë, aq sa ka edhe Tottenham Hotspuri një pozitë më lartë, ndërsa Crystal Palace gjendet në pozitë e 16-të me vetëm 18 pikë./arbresh.info/
Shikoni pesë golat e realizuar këtë ndeshje:
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...