Pas barazimit në derbin me Manchester Cityn, Arsenali ka realizuar dy fitore në Premier League dhe mbetet fuqishëm në garë për titullin e kampionit.
Pas festës ndaj Lutonit në xhiron e kaluar, sonte djemtë e Mikel Artetës mposhtën Brightonin, gjithmonë rival i vështirë, por kësaj radhe me fitore të pastër 3:0, duke u rikthyer në pozitën e liderit. Aty do të jenë të paktën deri nesër, kur Liverpool të luajë derbin e madh me Manchester United në ‘Old Trafford’.
Nga ana tjetër, djemtë e De Zerby-t pësuan humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit, pasi dy xhiro më parë humbën nga Liverpool. Por ndryshe nga ajo ndeshje, sonte ata nuk treguan pothuajse asgjë nga ajo që dinë të bëjnë më së miri.
Arsenali dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti fitoren e dëshiruar me një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë. Në minutën e 33-të Saka zhbllokoi rezultatin nga penalltia, derisa në fillim të pjesës së dytë Kai Havertz konfirmoi formën e tij të shkëlqyer dhe me golin e nëntë sezonal në Premier League e çoi rezultatin në 2:0. Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Trossard në minutën e 86-të.
Në xhiron e radhës, Arsenalin e pret një provë e re e vështirë, sepse do të përballet me Aston Villan, skuadër që lufton për Champions League./rtk
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...