Arsenali fiton 3 – 0 ndaj Stoke City

16:35 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Arsenali ka mposhtur Stoke City, me rezultat të pastër 3 me 0 në kuadër të Premierligës.

Kjo është fitorja e katërt radhazi e topçinjve në të gjitha garat, e dyta në Premierligë

Heroi i Arsenalit në këtë ndeshje, ishte reprezentuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang, me dy gola të shënuara.

Ish sulmuesi i Borussia Dortmundit, golin e parë në këtë ndeshje e shënoi në minutën e 75’, nga pika e penalltisë.

Nuk kaluan shumë minuta, dhe 28 vjeçari realizoi për 2:0, nga loja e hapur.

Golin e tretë të fitores së skuadrës londineze, e shënoi sulmuesi nga Franca, Alexandre Lacazette, që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 89’.

Pavarësisht kësaj fitore, Arsenal mbetet në vendin e gjashtë, por tani numëron 51 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme