Arsenali raportohet të jetë në bisedime të avancuara me Real Madridin rreth marrëveshjes për të sjellë Luis Vazquezin në stadiumin Emirates në fillim të javës tjetër.
28-vjeçari besohet të mos jetë pjesë e planeve të Zinedine Zidanes pas arritjes së Luka Jovic dhe Rodrygo Goes këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Vazquez ka ende synim për të qenë pjesë e skuadrës kombëtare të Spanjës para Kampionatin Evropian 2020 dhe bazuar në një raport nga AS, ai dëshiron t’i bashkohet një klubi ku i garantohet futbolli i rregullt.
Arsenali hapi bisedimet me Madridin në fillim të kësaj jave dhe thuhet tani se një marrëveshje është afër për tu arritur.
‘Los Blancos’ kërkojnë 28.7 milionë funta për Vazquezin dhe 2.7 milionë bonuse.
Interi, Bayern Munichu dhe Paris Saint Germaini janë përfolur gjithashtu se janë në garë për shërbimet e tij./arbresh.info/
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...