Edhe zyrtarisht Odegaard është lojtar i Arsenalit
Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Martin Odegaard rikthehet tek Arsenali, që e kishte huazuar vjet dhe e kishte prioritet në merkato.
Raportohet se marrëveshja është arritur për 35 milionë euro plus bonuse.
Odegaard do ta veshë fanellën me numrin 8 te Arsenali, ka nënshkruar deri më 2026.
Odegaard u huazua te Arsenali edicionin e kaluar ku bëri 20 paraqitje dhe shënoi dy gola, çka edhe e bindi Artetën dhe klubin që këtë verë të bëjnë gjithçka për ta pasur përgjithmonë të tyrin.
Arsye e largimit të Odegaard nga Reali është konkurrenca, ai besonte në Madrid do të ishte vetëm rezervist. /Gazeta Express/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin