Arsenali e përfundon si lider fazën e grupeve, vazhdon 22 ndeshje i pamposhtur

23:02 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Arsenali ka vazhduar rekordin e tyre si të pamposhtur në 22 ndeshje.

“Topçinjtë” fituan takimin e sotëm (e enjte) në kuadër të xhiros së gjashtë në fazë të grupeve në UFEA Evropa Ligë kundër Qarabagut, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e trajneri Unai Emery ka vazhduar tutje si një lider i Grupit E me gjithsej 16 pikë të mbledhura.

Goli nga sulmuesi Alexandre Lacazzette në minutën e 16′ të ndeshjes në Emirates ishte vendimtar.

Mesfushori Mesut Ozil, i cili shënoi rikthimin në këtë ndeshje pas katër ndeshje qëndrim jashtë fushe si pasojë e dhimbjeve në shpinë, ishte asitues i golit nga francezi.

Nga Grupi E, Sportingu është skuadra tjetër që ka vazhduar tutje me vetëm tri pikë më pak se lideri i tabelës.

Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk kanë qenë të pranishën në këtë ndeshje për shkak se janë pushuar nga trajneri spanjoll para ndeshjes së tyre në vikend në Premierë Ligë.

Arsenali do të mësojë rivalin e tyre të ardhshëm mëngjesin e së hënës kur të hidhet shorti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme