Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi francez është pjesë e gjigantit anglez që nga vera e vitit 2017, por duket se nuk ka të ardhme në klub.
Londinezët duan lojtar të rinj për sezonin tjetër dhe Lacazette nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.
Mediat në Angli kanë raportuar se Topçinjtë e kanë nxjerrë në shitje francezin dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.
Për ta lënë të lirë lojtarin të largohet, Arsenali dëshiron që të fitojë 40 milionë euro, 13 më pak se sa kishin shpenzuar katër vite më parë.
Atletico Madrid mbetet skuadra më e interesuar për shërbimet e francezit, me Los Colchoneros që e kërkuan atë edhe në verën e vitit të kaluar.
Gjithsesi interesim për të kanë shfaqur edhe Monaco në Ligue 1 dhe Roma në Serie A. /Telegrafi/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...