Mikel Artetas i është thënë se ka mbi 150 milionë euro për të shpenzuar këtë verë teksa përpiqet të rifreskojë skuadrën e Arsenalit.
Topçinjtë kanë shijuar një sezon të jashtëzakonshëm nën spanjollin. Ata janë në një betejë me Manchester Cityn për të ngritur titullin e Ligës Premier.
Pavarësisht se si do të shkojë fundi i sezonit, Arsenali duket se po planifikon të shpenzojë shumë në mënyrë që të përsërisë atë sukses edhe sezonin e ardhshëm. Trajneri thuhet se i është dhënë një shumë e konsiderueshëm përpara merkatos së verës me një numër marrëveshjesh fitimprurëse që priten të jenë të realizohen.
Sipas The Independent, shefit të Gunners i është thënë se do të jetë në gjendje të shpenzojë rreth 150 milionë euro këtë verë. Kjo shumë do të financohet me disa mënyra.
Pronarët e klubit, Kroenkes do të sigurojnë një pjesë të investimit, ndërsa një sërë shitjesh të klubeve do t’i shtojnë fuqisë së tyre shpenzuese.
Një numër lojtarësh duke përfshirë Kieran Tierney, Reiss Nelson, Folarin Balogun, Nuno Tavares dhe Nicolas Pepe mund të lejohen të largohen të gjithë nga Emirates Stadium këtë verë. /Telegrafi/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...