“Topçinjtë” kanë marrë tri pikët e para këtë edicion në fazat e grupeve në Evropa Ligë.
Arsenali ka mposhtur me rezultat 4 me 2 skuadrën holandeze Vorsklas Poltava në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të xhiros së parë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery realizoi golin e epërsisë në minutën e 32′ të ndeshjes përmes sulmuesit gabonez Pierre Emerick Aubemayng.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, por në 45 minutat e fraksionit të dytë u shënuan katër gola të tjera.
Arsenali dyfishoi epërsinë përmes Danny Welbeck me kokë në minutën e 48′ para se Aubemayng të realizonte golin e dytë personal në këtë ndeshje për 3 me 0.
Mesut Ozil thelloi epërsinë për 4 me 0 në minutën e 74′, ndërsa mysafirët në Emirates realizuan fillimisht në minutën e 77′ nga Volodymyr Chesnakov që me një supergoditje mposhti portierin e ri Leno para se Vyacheslav Sharpak të shënonte për 4 me 2 në sekondat e fundit të kohës shtesë.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk ishin të pranishëm në këtë takim për shkak se trajneri spanjoll vendosi që t’i pushoj para ndeshjes në shtëpi të dielën kundër Evertonit.
Arsenali gjendet tani në krye të grupit E në Evropa Ligë, i ndijuar nga Sportingu me tri pikë dhe Qarabagu dhe Vorskla pa asnjë pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e këtij takimi:
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...