Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, pasi e eliminoi Napolin duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Të besuarit e Unai Emery, pasi triumfuan 1-0 në stadiumin Emirates, kanë marrë fitore edhe në udhëtim, në Itali, në stadiumin “San Paolo”.
“Topçinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0-1 me golin e bukur të sulmuesit, Alexandre Lacazette, i cili realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 36’.
Si Napoli, ashtu edhe Arsenali, krijuan raste të shumta për 90 minuta, por rezultati mbeti ai i pjesës së parë dhe kështu, Arsenali u kualifikuar në gjysmëfinale pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 2-0. /Gazeta Express/
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...