Arsenali duket ta ketë mposhtur Napolin në garë për Nicolas Pepe, sipas mediave të ndryshme në Itali dhe Angli.
“Topçinjtë” janë në bisedime të avancuara me Lille për anësorin e Bregut të Fildishtë për ta paguar shumën e ofruar prej 80 milionë eurove me rata, transmeton Gazeta Express.
Raportohej se Napoli kishte arritur marrëveshje me klubin francez, por Arsenali ka ndërhyrë duke ofruar më shumë para.
Tani mbetet që klubet të arrijnë marrëveshje edhe për mënyrën e pagesës së shumës së lartë prej 80 milionë eurove për Pepe, i cili mahniti sezonin e kaluar duke i shënuar 23 gola dhe 12 asiste në të gjitha garat.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...