Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ta zëvendësojë Sakan

23:43 | 28 Dhjetor 2024
R J

Një kandidat befasues ka dalë në skenë si një mundësi transferimi për Arsenalin pasi u goditën me lëndimin e Bukayo Sakas së fundmi.

Saka pritet që të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë pasi iu nënshtrua operimit shkaku i një problemi muskulor ndaj Crystal Palace. 

Mikel Artta kishte thënë se është tejet i shqetësuar për gjendjen e 25-vjeçarit, teksa më vonë kishte parashikuar se anglezi do të mbetet jashtë për disa javë. 

Ai tashmë ka kaluar me sukses operimin dhe pritet që të kalojë rreth dy muaj jashtë fushave. 

Ky ishte një lajm aspak i mirë për ‘Topçinjtë’, duke marrë parasysh rëndësinë që kishte Saka, pasi deri në këto momente ai kishte realizuar nëntë gola dhe 13 asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat. 

Arsenali është i etur për të shtuar një tjetër sulmues në radhët e saj dhe tashmë Evening Standard ka sugjeruar një lojtar. 

Duke marrë parasysh mungesën e minutave të Kinglsey Coman me fanellën e Bayern Munich këtë sezon, francezi po shihet si një opsion real për klubin londinez. 

Coman deri më tani është paraqitur në 19 ndeshje duke arritur që të shënojë vetëm dy gola. 

Sidoqoftë, ai ka arritur të kompletojë 90 minuta vetëm në dy ndeshje në Bundesliga, pasi Vincent Kompany po e preferon më shumë Leroy Sane dhe Michael Olise./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme