Asensio nuk po arrin të zë vend në Real Madrid. Ai mund të jetë njëri prej shumë futbollistëve që deri në vitin 2022 do të largohet nga Reali.
Pasi siguroi shërbimet e Martin Odegaard, që mungon vetëm zyrtarizimi – Arsenali tani e do një tjetër futbollist të Real Madridit.
Bëhet fjalë për Marco Asension.
Mikel Arteta e pëlqen shumë spanjollin dhe mund ta bind nëse i premton një vend në 11-she, diçka që nuk e ka në Real Madrid.
Që kur i ka këputur ligamentet, në korrik të vitit 2019, pikërisht kundër Arsenalit – Asensio ka qenë tjetër lojtar, jo ai i dikurshmi dhe ka humbur vendin e titullarit.
Edhe Carlo Ancelotti nuk i siguron një vend në 11-she sepse preferon para tij lojtarë si Bale, Benzema, Hazard, Vinicius dhe Rodrygo.
Kështu, një ofertë e duhur mund ta bindë Asension që t’i bashkohet Arsenalit, për të cilin raportohet se gjithmonë kanë qenë të interesuara edhe klube si Liverpool dhe Tottenham.
Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
Balluku: Mbi 8.2 milionë pasagjerë nga Rinasi në 9 muaj, në ...
Scholz i premton Ukrainës ndihma të reja ushtarake
Osmani kërkon takim me Jasharin dhe Maqedoncin për çështjen ...
Sot pritet të rivarrosen tre viktimat e luftës në Drenas, pj...
Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky mu...