Arsenali e ka mundur me rezultat 4-0 skuadrën e Standard Liege ku luan edhe lojtari i Kombëtares se Kosovës, Mërgim Vojvoda. Standard u mund shumë herët në këtë takim, që në pjesën e parë ku skuadra e Arsenal, kryesisht me lojtarë të ekipit të dytë dhe të rinj shënoi tre gola kurse goli katër erdhi në pjesën e dytë
Arsenali e ka mundur me rezultat 4-0 skuadrën nga Belgjika, Standard Liege duke vazhduar që të këtë rezultat 100 % në dy ndeshjet e para në Europa Ligë.
Londinezët erdhën në epërsi me dy gola të shpejt në pjesën e parë nga Martinelli. I pari erdhi pas asistimit të Kieran Tierney në minutën e 14-të dhe i dyti dy minuta më vonë. Të dy këta gola i shënoi braziliani i ri Martinelli.
Arsenali shënoiu edhe një gol tjetër në minutën e 22-të dhe kësaj radhe ishte një tjetër lojtar 19 vjeçar i Arsenalit, Willock.
Në pjesën e dytë Arsenali vazhdoi dominimin por goli i katër erdhi në minutën e 57-të dhe ishte një gol debutues i mesfushorit të huazuar të Real Madridit, Dani Ceballos.
Arsenali pas dy ndeshjeve vazhdon të pri në Grupin F të Europa Ligës me gjashtë pikë derisa nuk ka pësuar asnjë gol në dy ndeshje.
Në vendin e dytë është Standard Liege me 3 pikë aq sa ka edhe Eintracht Frankfurt në vendin e tretë kurse Vitoria Guimares është në vendin e fundit me zero pikë. /GazetaExpress/
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum