Sipas Ray Parlour, kushdo që vjen në Arsenal si zëvendësues i Arsene Wenger duhet të kërkoj një investim prej 250 milionë funta në mënyrë për ta bërë sërish kompetitiv klubin.
Derisa “Topçinjtë” po përgatiten për të nisur një kapitull të ri në veri të Londrës pas largimit të trajnerit që i ka shërbyer atyre që një kohë të gjatë, një punë mjaftë e vështirë është e nevojshme në mënyrë për një kthim të fatit, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse unë do të isha trajner i ri te klubi gjatë verës, gjëja e parë që do ta thoja është: Sa shumë kam mundësi të shpenzoj?”, ka thënë për ‘talkSPORT’ ish mesfushori i “Topçinjve”. “Do t’iu thoja se ata kanë nevojë për 200 milionë funta, por pak më shumë në rast se ata dëshirojnë të garojnë – 250 milionë funta”
“Një problem i madh që Arsenali do ta ketë këtë verë është tërheqja e lojtarëve të mëdhenj për shkak se ata nuk janë në Ligë të Kampionëve”
“Sfida për trajnerin e ri të Arsenali do të ketë rikthimi në top katërshe dhe për ta bërë atë ju thjeshtë keni nevojë për investim”
“Bordi duhet ta mbështesë atë. Ata nuk do duan të shpenzojnë aq para në verë, por kjo është ajo që ata duhet ta bëjnë nëse dëshirojnë të garojnë për top katërshe”
Klubi ka rënë në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë dhe brenda këtij sezoni ka dështuar për të siguruar ndonjë trofe./arbresh.info/
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...