Ish-sulmuesi i Arsenalit, Kevin Campbell, beson se Topçinjtë duhet të jenë të gatshëm t’i injorojnë lidhjet e forta të Christian Eriksenit me rivalin kryesor Tottenham, nëse paraqitet ndonjë mundësi për ta transferuar danezin.
Eriksen, i cili bëri presion të fortë për t’u larguar nga Spurs në afatin kalimtar të janarit 2019, duke shpresuar se do të shkëlqente duke iu bashkuar Interit, por koha me klubin italian i është shndërruar në një makth.
28-vjeçari e ka pranuar se mund të largohet nga Inter pas vetëm 12 muajsh.
“Kjo nuk është ajo që kam ëndërruar. Të gjithë lojtarët duan të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur, por trajneri vendos kush do të shkojë në fushë”, u deklarua Eriksen.
“Është një situatë e çuditshme, pasi tifozët duan të më shohin duke luajtur më shumë, ashtu si edhe unë, por trajneri ka ide të ndryshme dhe si lojtar duhet ta respektoj atë”.
Është përfolur se Arsenali mund ta ketë mundësinë ta kthejë Eriksenin në futbollin anglez, me një marrëveshje shkëmbimi që përfshin mesfushorin zviceran Granit Xhaka.
Campbell beson se Topçinjtë duhet të bëjnë presion që ajo marrëveshje të ndodhë, pavarësisht se ai ka qenë një ish-rival.
“Eriksen luajti për rivalët, por ne të gjithë e dimë cilësinë që ai zotëron, kjo është e sigurt,” tha ish-sulmuesi i Arsenalit Campbell.
“Nuk po funksionon mjaft mirë për të në Inter tani dhe jam i sigurt se ai do të ishte një shtesë e mirë në skuadrën e Arsenalit”.
“Nuk më intereson nëse ai ka luajtur për Tottenham, ai është një lojtar i shkëlqyer që mund të sjellë diçka në Arsenal”./Gazeta Express/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...