Arsenali dhe Ozili arrijnë marrëveshje për ndërprerje të kontratës – Fenerbahce po e kompleton transferimin

12:32 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Arsenali dhe Mesut Ozili thuhet se kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë kontratën, raporton gazetari David Ornstein.

Lojtari 32-vjeçar nuk ka luajtur që nga fillimi i vitit të kaluar dhe tani po e kërkon largimin nga The Gunners.

Sipas asaj që raporton Ornstein, marrëveshja me Fenerbachen është arritur dhe do të kompletohet në këtë fundjavë.

Ozil është duke fituar dhjetë milionë euro pagë në sezon, me kontratën që i skadon në qershor te Arsenali.

Para pak ditësh, turko-gjermani kishte bërë me dije se ai e ka ëndërr të luajë në Turqi, dhe skuadra e vetme ishte Fenerbahce.

Ozil nuk e kishte përjashtuar as një kalim në Amerikë, mirëpo tani duket se ka vendosur që të kalojë te skuadra turke.

Arsenali me gjasë do të paguajë një shumë të vogël për shkëputje të kontratës, pasi mesfushori tashmë është e ditur se ishte më i paguari te londinezët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme