Arsenali dhe Chelsea janë të vendosur për një betejë transferimi për Boubacar Kamara, i cili ka impresionuar me Marseillen këtë sezon.
19-vjeçari është bërë një titullar i rregullt i ekipit për skuadrën franceze.
Paraqitjet e tij të mira, të gërshetuara me siguri, vizion dhe forcë kanë që ai të quhet si Thiago Silva i ri.
Këto paraqitje dhe ky etiketim kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas mediumit italian Calciomercato, dy klubet londineze, Arsenali dhe Chelsea dëshirojnë të nënshkruajnë me lojtarin.
Arsenali ka nevojë për përforcime mbrojtëse, ndërsa trajneri i Chelseat , Maurizio Sarri e sheh Kamaran si zëvendësues ideal të David Luizin për sezonin e ardhshëm.
Për talentin francez interesim kanë shprehur edhe gjigantët e Milanit, Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Kamara gjithashtu është një reprezentues i rregullt francez i moshave U-20, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për ekipin e U-17, U-18 dhe U-19.
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë