Arsenali mund të detyrohet të shes yjet si Aaron Ramsey dhe Danny Welbeck gjatë verës së këtij viti për shkak se struktura e re e klubit për paga është duke shkaktuar probleme.
“Topçinjtë” së fundmi i kanë blinduar në skuadër yllin e Gjermanisë, Mesut Ozil, duke i dhuruar një kontratë që i dyfishoi pagën e tij nga e cila tani mesfushori përfiton 350 mijë funta në javë, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger i ka dhënë gjithashtu kontrata me nga 200 mijë funta në javë edhe lojtarëve të transferuar në janar, Pierre Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan.
‘Daily Mail’ raporton që këto kontrata të reja masive mund të shkaktojnë probleme kur të fillojnë negociatat e reja me disa nga yjet e skuadrës.
Reprezentuesi uellsian, Aaron Ramsey tashmë ka hyrë në 18 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me klubin në Emirates. 27-vjeçari, i cili realizoi hat-trick kundër Evertonit vikendin e kaluar, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pavarësisht dëshirës së trajnerit për të mbajtur atë në Londër.
Ngjashëm, sulmuesi i Anglisë, Danny Welbeck, ka hyrë gjithashtu në vitin e fundit të marrëveshjes së tij.
Thuhet se tashmë kanë nisur zemërimet brenda skuadrës pas vendimit të klubit për t’i dhënë një pagë marramendëse Ozilit.
Arsenali ka një histori me shumë probleme rreth kësaj çështje dhe së fundmi ka humbur yllin kilian Alexis Sanchez me të cilin dështoi për të rënë dakord rreth kontratës./arbresh.info/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...