Arsenali dështoi ta transferojë Jotan

09:10 | 20 Nëntor 2020
A. B.

Si gjithmonë, Arsenali është interesuar edhe për Jotën.

Shumë futbollistë të talentuar, që përfundojnë nëpër klube të tjera, gjithmonë kanë qenë të lidhur me një kalim te Arsenali – të paktën kështu raportojnë mediat angleze.

Tani ato shkruajnë për zbulimin e Jurgen Klopp, Diogo Jota.

‘Topçinjtë’ tentuan ta transferojnë talentin e Arsenalit në vitin 2016, para se ai t’i bashkohej Atletico Madridit.

Atë kohë, edhe West Ham ishte i interesuar për Portugezin, por ai donte t’i bashkohej skuadrës së Diego Simeones, ku dështoi të bëjë një paraqitje në një ndeshje zyrtare, para se të kalojë te Wolves në vitin 2018. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme