Arsenali është i gatshëm për të shitur gjatë verës mbrojtësin shqiptar – Shkodran Mustafin.
Mustafi vlerësohet se ka dështuar për të shpaguar tarifën prej 35 milionë euro që Arsenali pagoi për të te Valencia gjatë vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga The Telegraph, “Topçinjtë” janë të gatshëm për të hequr dorë nga futbollisti shqiptar dhe do të përpiqen për të shitur reprezentuesin e Gjermanisë gjatë merkatos verore të transferimeve.
Lajmi vjen pas performancës së dobët të Mustafit në disfatën e së dielës kundër kampioni në fuqi të Premierë Ligës – Manchester Cityt.
Mustafi ka bërë 96 paraqitje për klubin në veri të Londrës brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar