Arsenali ka arritur tjetër fitore në Premier League, lësaj radhe duke mposhtur Leeds United me rezultat të thellë 4-1.
Gabriel Martinelli hapi rezultatin në minutën e 16-të, për të shënuar pastaj sërish në minutën e 28-të për rezultatin 2-0.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Bukayo Saka shënoi golin e tretë për të dërguar skuadrën e tij në pushimin e pjesës së parë me një rezultat tejet komod.
Në minutën e 75-të, Raphinha u tregua i saktë nga pika e bardhë për të ngushtuar epërsinë e “Gunners” në 3-1.
Por, mysafirët nuk u ndalën me kaq, ata arritën të shënojnë edhe një herë në minutën e 84-të përmes Emile Smith Rowe për rezultatin përfundmtar 4-1.
Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të jetë në pozitën e katërt me 32 pikë të grumbulluara, ndërsa Leeds United gjendet në vendin e 16-të me 16 pikë./Arbresh.info
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...