Arsenali është shumë pranë transferimit të Jurrien Timber nga Ajaxi për një shumë totale prej 47 milionë eurosh.
De Telegraaf raporton se dy klubet kanë arritur marrëveshje verbale për pakon e transferimit të mbrojtësit qendror që është 42 milionë euro (shumë fikse) dhe pesë milionë të tjera në formë shtesash.
Lojtari ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Topçinjtë më herët, mirëpo klubi holandez i kishte refuzuar dy oferta nga klubi anglez. Por, tani duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Telegrafi.
Mikel Arteta është duke e përforcuar dukshëm skuadrën këtë verë me qëllimin për të sfiduar seriozisht për tituj në edicionin e ri.
Ai tashmë e ka transferuar Kai Havertz nga Chelsea, derisa është në garë të fortë për Declan Rice (West Ham United).
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...