Adidas është në negociata të avancuara me Arsenalin rreth një marrëveshje luksoze që vlen më shumë se 40 milionë funta në sezon.
Marrëveshja aktuale e klubit me kompaninë Puma do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm dhe “Topçinjtë” kanë nisur procesin për të gjetur një marrëveshje të re, transmeton portali arbresh.info.
‘Spormail’ raporton që gjiganti i veshjeve sportive Adidas është në pozitë më të mirë për të qenë kompania e ardhshme e fanellave të klubit derisa bisedimet po vazhdojnë.
Marrëveshja aktuale me kompaninë Puma vlen 30 milionë funta për sezon, por Adidas ka lënë të kuptohet se ata janë të gatshëm për të ofruar dukshëm më shumë të holla.
Sidoqoftë, mësohet që Puma ka një opsion për të ofruar atë që çfarëdo rivali tjetër i veshjeve sportive është në gjendje ta ofrojë./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...