Aston Villa ndez garën për kreun e Premier League-s. Skuada nga Birminghami, pasi mposhti në mesjavë kampionët e në fuqi të Manchester City-t, e përsëriti suksesin edhe ndaj “Topçinjve”, me rezultat minimal 1-0, duke regjistruar fitoren e 15-të radhazi në “Villa Park”.
Tri pikë me shumë vlerë për vendësit, që shkojnë në kuotën e 35 pikëve, dy më pak se Liverpooli e një më pak se Arsenali.
Një ndeshje me shumë emocione, e mbyllur me një rast tepër të diskutueshëm, të zgjidhur nga sistemi VAR.
Në kohën shteësë, Aston Villa po kryesonte me golin e McGinn, të shënuar që në fillim të takimit, kur Havertz e shtyu topin në rrjetë, por sistemi VAR dalloi një prekje të lehtë më dorë nga gjermani, mjaftueshëm për ta anuluar.
Arsenali në vështirësi në “Villa Park” të Birminghamit. Në minutën e shtatë të ndeshjes kundër Aston Villas, “Topçinjtë” u ndëshkuan nga McGinn, pas një aksioni perfekt të vendësve, 1-0.
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans